
Partia Socialiste është tërhequr dhe ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 deputetë nga 29 që kërkonte në fillim për kaosin dhe tensionet gjatë seancës së kaluar parlamentare.
Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e Kuvendit me pretendimin se ushtruan dhunë në sallë, PS ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 ligjvënës të PD-së.
Ulsi Manja ka propozuar që për 19 deputetët, për të cilin u kërkua 10 ditë përjashtim nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare, të mos merret masë ndëshkimore. Ndërkohë, për 10 deputetë, socialistët kanë kërkuar 30 deri në 60 ditë përjashtim.
Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
1-Belind Këlliçi
2-Fidel Kreka
3-Albana Vokshi
4-Ledina Alolli
5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)
6-Klevis Balliu
7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)
Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)
2-Gazment Bardhi
3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)
Lini një Përgjigje