
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për deputetët PD-së, pasi përplasjeve dhe ndezjeve të flakadanëve në seancën e fundit parlamentare.
Pas kaosit në Kuvend, Sekretariatin i Etikës ka vendosur përjashtimin me 30 ditë pune nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare për sjellje jo etike, vetëm për 6 deputetë të PD-së.
Gjashtë deputetët e përjashtuar me 30 ditë janë: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti.
Ndërkohë, për 23 deputetë të tjerë, nuk u vendos përjashtim nga seancat plenare, por tërheqje vëmendje për sjelljen e tyre në Kuvend.
Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.
Grupi Parlamentar i PS thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.
Lini një Përgjigje