Ditën e sotme ka nisur mbledhja zyrtare e Komisionit Zgjedhor për përgatitjen për zgjedhjet e 29 korrikut në PD-në zyrtare.
Kështu ditën e diel për të zgjedhur kreun e ri të PD-së do të votojnë 25 mijë e 460 anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të 2021.
Kreu i komisionit të zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana tha se lista ëahtë tkurrur sepse pjesa tjetër janë bashkuar me Sali Berishën dhe parti të tjera për këtë arsye janë përjashtuar nga e drejta e votës në 29 Korrik.
“PD ka patur në dijeninë time, dikur edhe 120 dhe 12000 anëtarë. Ka patur një listë me 75 mijë anëtarë në 2021 nga të cilët të gatshëm për t’u bërë pjesë 40 mijë natërë. S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë. Analizat e tjera keni të drejtë t’i bëni po... Këto teori me teza shumicash dhe pakicash nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje. Kaq është numri i anëtarëve të cilët janë verifikuar.”- tha ai.
Për zgjedhjet në PD, Jemin Gjana tha se deputetët dhe anëtarët e "foltores" do të mbeten të përjashtuar.
"Zgjedhjet janë tërësisht legjitime. Kush pretendon për mungesë legjitimeti, debati nuk është debat rruge por ka institucione brenda partisë dhe jashtë që marrin vendime dhe e çojnë drejtësinë në vend. Kush ka ankesa aty e ka sistemin për tu ankuar." thotë Jemin Gjana.
Gjana ka folur edhe për vulën e PD-së që është kthyer në mollë sherri në PD. Sipas tij vula qëndron në zyrë protokolli e në arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm.
“Sa për vulën, më vjen keq por unë nuk mendoj se vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD si vula e çdo institucioni publik, ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time ka qëndruar në zyrën e protokollit. Se mban as Sekretari i Përgjithshëm, as kryetari. Rri në protokollin e institucionit. E dini pse e morëm vendimin, sepse epo vinte momenti për zgjedhjen dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do e krijonim. Me duket e ulët ta marrësh vulën në xhep .Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vula është këtu. Ne po prodhojmë një vulë tjetër.", tha ai.
Brenda PD-së ka nisur lufta e dytë për vulën e partisë, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulës, ku palët po luftojnë se kush do mbajë kompetencat e përdorimit. Kryesia e PD-së i mori vulën Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Lini një Përgjigje