Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar ashpër lidhur me firmosjen dy herë të deputetes Oriola Pampuri në vendimin e Kryesisë për t’i kaluar vulën e partisë Indrit Sefës.
Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se një akt i tillë është për të ardhur keq.
“Sa e turpshme dhe për të ardhur keq të shohësh akte të tilla. ‘Lideri Evropian’ që tmerrohet nga Këshilli Kombëtar kërkon të privatizojë vulën e PD sikur të jetë prona e tijë e paluajtshme. E turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset më shumë se njehere nga nje ligjvenës. Që këtu kuptohet se në “çfarë nivelesh jemi. Disponimi i vulës është çeshtje e statuti jo vullnet i individëve personal. Sa për patericën, akuzat për Portin e Durrësit dhe të tjera s’kanë qenë për ne që kemi bërë dhe i shkonim pas edhe “opozitarizmit” të atij që nuk iku asnjë ditë por bën sikur po rikthehet me mision ushtarak”, shkruan deputeti.
Brenda Partisë Demokratike zyrtare ka nisur një tjetër përplasje, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulën e partisë.
Kryesia e Partisë ka vendosur që vulën zyrtare t’ia kalojë në përdorim sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Indrit Sefës dhe jo sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.
Bardhi ka pasur një reagim për këtë vendim të Kryesisë. Bardhi thotë se ky është një veprim dhe akt qesharak nën efektin e dëshpërimit.
Lini një Përgjigje