
Pas humbjes së thellë në Rrogozhinë, Ilir Meta ka zbarkuar në zyrën e Sali Berishës ditën e sotme.
Takimi mes tyre vjen dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe pas deklaratave të ish kreut të qeverisë për nisjen e protestave në vend.
Dje Berisha u shpreh se nuk i njihte zgjedhjet duke akuzuar Ramën dhe Veliajn se i kanë vjedhur ato dhe bëri thirrje për protesta.
“Opozita paralajmëroi shqiptarët se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Ftoj qytetarët të ngrihen kundër këtij regjimi”, deklaroi Berisha një ditë më parë teksa akuzoi PS-në se i manipuloi zgjedhjet në Rrogozhinë.
Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’ koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta, pasi fitorja nuk ishte më me 21 vota si në zgjedhjet e 14 majit por me diferencë prej 1752 vota.
Lini një Përgjigje