TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2024, 21:36

“Pasuritë kombëtare janë kthyer nga bekim në mallkim”, Berisha: Turizmi mekanizmi kryesor i Ramës për të vjedhur!

Shkruar nga Pamfleti
“Pasuritë kombëtare janë kthyer nga bekim në
Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se qeveria po vjedh të gjithë shqiptarët.

Ai theksoi se çdo pasuri kombëtare e shqiptarëve, kryesisht turizmi, është kthyer nga bekim në mallkim dhe kjo sipas tij vjen nga dora e qeverisë.

Berisha u shpreh se shkatërrimi i turizmit është mekanizmi kryesor i Ramës për të vjedhur.

“Miqtë e mi, ajo që ndodh, mënyra e pamëshirë që vidhen shqiptarët sot është shndërruar në mekanizmin kryesor të shkatërrimit të jetës së tyre.

Në Shqipëri pasuritë kombëtare shndërrohen nga bekim në mallkim. Pasuri kombëtare më e madhe, potenciali më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë është potenciali turistik, është oferta e brigjeve të deteve dhe liqeneve të saj, oferta e Alpeve dhe maleve të saj.

Turizmi në Shqipëri nga një bekim, nga një motor i zhvillimit të vendit është shndërruar në ndëshkim për çdo qytetar shqiptar i cili paguan në vit për turizmin nga taksat e tij 215 euro dhe merr me taksat e tij nga një turist gjithsej për frymë si banor 4 euro, jo për një, por nga të gjithë turistët.

4 euro për banor, shpenzimi është 215 euro, sepse miqtë e mi të gjithë çfarë vjen e s’vjen e vjedhin qeveritarët dhe oligarkët e tyre, narkotrafikantë dhe resortet e tyre.

Ndaj edhe Shqipëria është i vetmi vend në planet që bërtet se mora 10 mln turistë, por që fjetën gjithsej gjysmë nate për turistë në Shqipëri. Këto janë shkaqet’ u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje