TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2024, 15:05

Vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, Korreshi: U surprizuam, më në fund ky palo shtet hodhi hapin e duhur

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, Korreshi: U surprizuam,

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka komentuar vendimin e marrë dje nga Këshilli i Legjislacionit lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, në seancën e parë të Kuvendit.

Ai u shpreh se opozita ishte e surprizuar nga qëndrimi i mazhorancës, sipas tij një ndryshim 180 gradë nga deklaratat e mëparshme të Blendi Çuçit, ku thuhet se Kushtetuesja nuk mundet t’i imponojë deputetëve qëndrimin apo mënyrën se si votohet.

Korreshi hedh dyshimin se ka qenë pikërisht qëndrimi i tij lidhur me këtë çështje që i ka kushtuar edhe postin si kryetar i grupit parlamentar të PS, post që tani e mban ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Më në fund ky palo shtet demokratik vendosi që të respektojë atë që gjatë të gjithë kohës e kanë quajtur si arritjen më të madhe, pra sistemin e drejtësisë, që për mua çalon në 90 përqind të tij. Qëndrimi i mazhorancës ishte surprizë.

Dje lindën batutat sepse mazhoranca nuk donte një raport përfundimtar, kjo ishte për të qeshur. Vërtetë jemi një organ këshillimor por raporti duhet.

Dje, PS kishte bërë një kthesë 180 gradë nga deklaratat e mëparshme të Çuçi që tha s’mundet GJK të na imponojë qëndrimin apo votimin. Kjo i ka kushtuar edhe qenien e tij si kryetar i grupit parlamentar të PS”, tha Korreshi për “News 24”.

Lini një Përgjigje