TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2024, 12:27

500 punonjës të "KURUM" mbetën pa punë, justifikohet Balluku: Do vazhdojmë ta monitorojmë!

Shkruar nga Pamfleti

500 punonjës të "KURUM" mbetën pa punë,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur lidhur me largimin e e rreth 500 punonjësve të KURUM, me justifikimin e kësaj të fundit se janë rritur kostot dhe vështirësitë ekonomike për të përballuar pagesat e tyre.

Në një deklaratë për mediat, duke hequr përgjegjësinë nga vetja, Balluku shprehet se do të vazhdojmë monitorimet, pasi është një çështje me rëndësi të madhe sociale dhe ka të bëjë drejtpërdrejt me 500 familje shqiptare.

“Unë këtë pyetje e konsideroj më të rëndësishme sepse ka të bëjë me 500 familje shqiptare dhe është një ngjarje që ka ndodhur vetëm dy ditë më parë. Ju e dini që qeveria shqiptare ka pasur më herët çështje të tilla me ‘Kurum’ dhe vetem para dy ditësh ne kemi pasur një çështje gjyqësore.

Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe ne e kemi në fokus dhe në ditën në vazhdim do ta kemi sepse na shqeteson.

Patjetër që kontrata rishikohet por duhet të shohim dhe cilat janë vështirësitë, sepse janë çështje që duhen parë thellësisht. Qeveria Rama nuk ka përtuar kurrë t’i hyj detajeve”, tha Balluku.

Kompania Kurum e argumenton largimin e rreth 500 punonjësve me faktin e rritjes së kostove dhe vështirësive ekonomike. Por shifrat e dorëzuara në institucionet shtetërore tregojnë të kundërtën e asaj që pretendon kjo kompani. Nga të dhënat konfirmohet se “Kurum” është një ndër kompanitë që ka rezultuar me fitimet më të larta në dy vitet e fundit.

 

Lini një Përgjigje