TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2024, 15:30

Sërish lëvizje në qeveri, shkarkohet nga detyra zv/ministri i Bujqësisë

Shkruar nga Pamfleti

Sërish lëvizje në qeveri, shkarkohet nga detyra zv/ministri i

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, me propozim të Edi Ramës është vendosur shkarkimi nga detyra i zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Pas shkarkimit të zëvendësministrit Enio Civici, ende nuk dihet se kush do të marrë detyrën në vend të tij.

Kujtojmë se 1 muaj më parë kryeministri bëri ndryshime në kabinetin qeveritar.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim

Lini një Përgjigje