Kush e ka informuar djalin e “kompetentit” të Sudes, që do ketë 2 licenca qendrore të huaja dhe 10 firma si filiale të tyre me 2-4%?! Kur ky specifikim teknik nuk është pasqyruar në projekt-ligj, madje nuk e di as ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, por vetëm Edi e Olsi Rama, mafiozi Dajlan Avdia i kullës te Sahati dhe Luftar Hysa i kartelit “El Chapo”, që po rikthejnë monopolin e basteve
Populli thotë: “Ku ka zë, s’është pa gjë”, por kësaj të vërtete, është munduar t’i shpëtojë Endri Meksi te emisioni “Zonë e Lirë”, duke mohuar lidhjet me Olsi Ramën dhe përfshirjen bashkë me të, në skemën e monopolit të basteve on-line që po krijon kryeministri Edi Rama, duke përdorur si fasadë sportive trafikantin Fidel Ylli.
Djali i “kompetentit” të Sudes, tha se nuk ka lidhje me bastet, por gjoja është i interesuar si qytetar e pronar mediash, të njihet me të dhënat teknike që do zbatohen gjatë aktivitetit të tyre.
Një minutë pas kësaj përgjigjeje, Endri Meksi deklaroi se ka një koncesion të llojit PPP me afat 30 vite të quajtur “Moligix”, të cilin ia ka dhënë kryeministri Edi Rama më VKM nr. 362, datë 26 prill 2017, për ushtrimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të lojërave të fatit on-line.

Po djali i kompetentit të fajdeve, nuk tha që “PPP-Mogilix” me administratore Dhurata Meksin, është 100% firma “MC Networking” në pronësi të Endri Meksit e Olsi Ramës, me fije të zeza te firma “Admiral Sportwetten GmbH” në Austri dhe “NOVOMATIC TECHNOLOGIES POLAND SPOLKA AKCYJNA” në Poloni, që kanë përfaqësues ligjor Endri Meksin.
Paçka se tha, që nuk ka interesa e lidhje me bastet on-line, ai e quajti shumë të drejtë vendimin e Edi Ramës për ri-hapjen e tyre, dhe e mbrojti me aq nervozizëm, sa u kuptua qartë që ka lidhje të plota me monopolin e tyre.
Ai deklaroi, se qysh prej muajit gusht 2022 kur u vendos rihapja e basteve, ka filluar kontaktet me aktorët e tregut të basteve në Shqipëri e jashtë saj, për t’i kërkuar kryeministrit kritere sa më favorizuese, gjë tregon se është në tepsinë e këtij monopoli.
Madje, ai dinte çfarë po bëhet brenda Kryeministrisë e Ministrisë së Financave me projekt-ligjin për bastet on-line; pse po vonohet; në cilat pika do ndryshojë përsëri; sa nene do hiqen; sa do jetë afati i licencave; sa për qind të fitimit do marrë shteti dhe kur do dërgohet për miratim në parlament.
Po kështu, Endri Meksi zbuloi skemën e funksionimit të basteve dhe strukturën e aktivitetit si biznes monopol, duke thënë se do jepen vetëm 2 licenca qendrore të huaja si Shoqëri Anonime, të cilat do përdorin 8 ose 10 filiale vendase me normë fitimi 2%-4%.
Kush e ka informuar Endri Meksin, ortakun e Olsi Ramës, që do jepen vetëm 2 licenca qendrore të huaja dhe 8-10 firma si filiale të tyre”?
Kur ky specifikim teknik nuk është pasqyruar në projekt-ligj, madje nuk e di as ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, por vetëm Edi e Olsi Rama, mafiozi Dajlan Avdia i kullës te Sahati dhe Luftar Hysa i kartelit “El Chapo”, që më 22.12.2020 ka hapur kazino në Vlorë. Këta do jenë monopolistët e basteve on-line në Shqipëri, ndërsa “PPP-Mogilix” i Endri Meksit e Olsi Ramës, do t’i ‘kontrollojë’ ato./Pamfleti
Lini një Përgjigje