TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2023, 20:50

Kreshnik Spahiu: Rama, Meta e Berisha bëjnë sikur zihen, por janë bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Rama, Meta e Berisha bëjnë sikur zihen, por janë

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë se ka një zgjidhje për të gjithë ata që nuk duan treshen Rama-Berisha-Meta. Sipas tij zgjidhja është bojkotimi i votimeve më 14 maj.

U them të gjithë atyre votuesve të cilët nuk e dëshirojnë këtë gjellë 33-vjeçare, të cilët nuk e duan më Ramën, Berishën dhe Ilir Metën të mos shkojnë në kutitë e votimit. Të bojkotojnë 14 majin sepse do të jenë më të qetë me ndërgjegjen e tyre”, u shpreh Spahiu.

Më tej ai deklaroi se 80% e mediave dhe portaleve kontrollohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Sipas tij në fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, liderët e opozitës po marrin kohën më të madhe televizive.

Do i tërhiqja vëmendjen publikut vetëm të shikojë debatet televizive, panelet, analizat, ekranin. E keni vënë re që këto zgjedhje do të jenë historike për hapësirën televizive që ka Berisha dhe Meta?! 80% e mediave, portaleve, gazetave, pothuajse gjithë panelet televizive, analizat, ekranet kanë non stop liderët e opozitës, Metën dhe Berishën. Tani këtu ka dy gjëra, o ne kemi mediat më të pavarura, o këto media kontrollohen dhe janë të blera nga këta dy persona”, u shpreh Spahiu në “Euronews”.

Ai shtoi gjithashtu se kur Rama dhe dyshja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” bëjnë sikur zihen ata janë më afër se kurrë.

spahiu rama meta berisha

Lini një Përgjigje