Ish-kryeministrit Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kandidatëve socialistë në bashkitë e qarkut të Fierit.
Duke filluar nga Subashi, te Majlinda Bufi dhe Fation Duro në Patos, Berisha nuk la gjë pa thënë. Ai Bufin e akuzoi si të përfshirë në trafiqe, ndërsa Duros i përmendi bashkëshorten.
“Kandidatët e Edi Ramës vijnë nga bodrumet e tij. Subashi i Fierit është një nga hajdutët më të pamëshirë. Çfarë është kandidati në Patos, një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Ajo ka punuar në Kadastrën e Sarandës, është në mandat arresti nga ky shtet. Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit. A ka krim më të shëmtuar se kjo? Ajo është një kriminele që shpërblehet duke emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patos. Majlinda e Roskovecit një kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me kokaine dhe reduktohet nga prokurorët e partisë. Majlinda kërcënon zgjedhësit. Unë i them se krimi elektoral nuk do të falet kurrë. Do të përgjigjesh deri në ditën e fundit”, tha ai.
Lini një Përgjigje