
Federik Ndoci dhe Rita Ndoci, motër e vëlla debatuan live në emisioni “Review” për qasjen e tyre politike.
Këngëtari ruajti një qëndrim disi më stoik nga Rita e cila doli hapur si mbështetëse e Partisë Demokratike.
“Tani unë po dal sikur jam anëtar i Partisë Socialiste, por më shumë komunista ka te PD-ja. Ky është një realitet që ekziston. Edi Rama tani po sjell në Shkodër një biznesmen”, tha ai. Rita Ndoci u përgjigj: “Ta kishte sjellë, u bënë 10 vjet”.
Në zgjedhjet e 14 majit, Ndoci deklaroi se mbështet Benet Becin, i cili kandidon për kryetar të Bashkisë Shkodër.
“Motra ime nuk përdor as argumentin, as arsyen, vetëm thotë unë jam me ata dhe ata të tjerët s’i duroj. Po mirë moj i them shiko konceptin, a e kupton që është monizëm [duke iu referuar këtu qytetit të origjinës së këngëtarit, që sipas tij ka qenë gjithnjë i djathtë dhe nuk është përmirësuar]. Familja jonë ka demokraci perfekte, ne qeshim në fund, nuk shahemi”, tha Ndoci.
Lini një Përgjigje