TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2025, 20:21

Paralajmërimi i Ramës: Rreth 60 deputetë të PS në listë të hapur, emrat që do përballen mes tyre për një vend në Parlament

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërimi i Ramës: Rreth 60 deputetë të PS në
Grupi parlamentar i PS

Ja lista me emra që Rama do të nxjerrë në fushën e betejës...

Kryeministri Edi Rama u ka prerë sot shpresat atyre pak deputetëve që mendonin se mund të jenë në listë të mbyllur në zgjedhjet e 11 majit.

Nesër do të bëhet zyrtarizimi i listave dhe në PS nuk do të ketë surpriza. Rama sot në komunikimin me publikun në rrjetet sociale e tha hapur se i gjithë grupi parlamentar do të jetë në listë të hapur, përfshirë burra dhe gra. Vetëm, në ndonjë rast do të ketë përjashtim për deputetet femra.

Skuadër perfekte nuk ka, por një skuadër shumë të mirë do ta keni, skuadër të ripërtërirë, do harmonizohet eksperienca me energjinë e të rinjve, një skuadër që do garantojë vazhdimësinë  e procesit të BE, që do të ketë dijen e nevojshme të brendshme se për çfarë bëhet fjalë, dhe që do garantojë një përfaqësim të lidhur me egzigjencat e lidhura me kohën. Do jetë skuadra me e vjetër në eksperiencë dhe me e reja në energji. Dje bëmë të qartë vijën parimore të ndarjes së detyrave, kush ka qoftë dhe një mandat do jetë në fushëbetejë për të marrë vota për veten dhe PS, burrat nuk diskutohen, por edhe për gratë dhe vajzat nuk përjashtohen. Në listën e mbyllur do të jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në parlament, që vijnë nga kontribute të caktuara në shoqëri, etj”, tha Rama.

Sipas të dhënave të marra nga faqja zyrtare e Kuvendit, janë afro 60 deputetë të PS që do të jenë në garë të hapur. Më 2021 PS mori 74 mandate, nëse heqim Ramën dhe drejtuesit politikë, si dhe Petro Koçin që pritet të tërhiqet, por edhe Lujeta Bozon që flitet se do të largohet, janë afro 60 emra që do të duhet të garojnë mes tyre për një vend në Parlament.

Sipas sistemit të ri zgjedhor, 46 deputetë janë në listë të mbyllur dhe pjesa tjetër në listë të hapur. Në qytetet si Tirana, Fieri, Durrësi, etj do të ketë garë te lista e hapur. Por në qytete të vogla si Gjirokastra, Dibra apo Kukësi do futen vetëm ata që janë në listë të mbyllur dhe gara e hapur bëhet vetëm për 1 apo dy vende. Më poshtë janë anëtarët e grupit të PS që pritet të përfundojnë në listë të hapur, nëse Rama i qendron edhe nesër asaj që tha sot.

Deputetët aktualë të PS që mund të jenë në listë të hapur

1.            Agron Çela

2.            Alban Xhelili

3.            Anduel Tahiraj

4.            Anila Denaj

5.            Antoneta Dhima

6.            Arben Pëllumbi

7.            Aurora Mara

8.            Baftjar Zeqaj

9.           Bardhyl Kollçaku

10.         Blerina Gjylameti

11.         Bujar Çela

12.         Damian Gjiknuri

13.         Dasantila Tahiraj

14.         Denis Deliu

15.         Edona Bilali

16.         Eduard Ndreca

17.         Enslemvera Zake

18.         Erion Braçe

19.         Erjon Meka

20.         Ermonela Felaj

21.         Etilda Gjonaj

22.         Etjen Xhafaj

23.         Evis Kushi

24.         Fadil Nasufi

25.         Fatmir Xhafaj

26.         Florenc Spaho

27.         Gerta Duraku

28.         Hatixhe Konomi

29.         Ilir Metaj

30.         Ilir Ndraxhi

31.         Ilir Topi

32.         Ilirian Pendavinji

33.         Ismet Beqiraj

34.         Klevis Xhoxhi

35.         Klodiana Spahiu

36.         Klotilda Bushka

37.         Laert Duraj

38.         Lavdrim Krrashi

39.         Lindita Nikolla

40.         Lindita Buxheli

41.         Luan Duzha

42.         Luljeta Bozo (Pritet të tërhiqet)

43.         Milva Ekonomi

44.         Mimi Kodheli

45.         Mirela Kumbaro

46.         Mirela Pitushi

47.         Nasip Naço

48.         Niko Kuri

49.         Olta Xhaçka

50.         Ornaldo Rakipi

51.         Pandeli Majko

52.         Paulin Sterkaj

53.         Petro Koçi (Tërhequr)

54.         Plarent Ndreca

55.         Pranvera Resulaj

56.         Saimir Hasalla

57.         Shpresa Marnoj

58.         Tatiana Piro

59.         Teuta Ramaj

60.         Toni Gogu

61.         Vullnet sinaj

62.         Xhemal Qefalia

Lini një Përgjigje