TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2025, 17:04

Salianji mbeti në burg, Boçi: Gjykata e Lartë nën kontrollin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Salianji mbeti në burg, Boçi: Gjykata e Lartë nën

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili prej disa muajsh ndodhet në burgun e Fierit ku po vuan dënimin me 1 vit heqje lirie, dhënë nga Gjykata e Apelit.

Boçi e cilësoi vendimin e Gjykatës së Lartë si vazhdimësi për shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorjen politike të saj.

“Deputeti i PD që prej tetorit të vitit të kaluar ndodhet në burgun e Fierit, me një urdhër politik të zbatuar dhe të mbajtur sot në fuqi nga drejtësia politike e dyshes Rama-Xhafaj.

Lënia në burg e deputetit Ervin Salianji, tregon dhe një herë se Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë.

Ervin Salianji nuk bëri gjë tjetër, vetëm sa denoncoi një individ të dënuar për trafik droge në Itali, vëllain e një prej sejmenëve të Ramës, hartues i reformës së dështuar të drejtësisë, Fatmir Xhafaj.

Partia Demokratike shpreh keqardhje për pamundësinë e Gjykatës së Lartë për t’u ngritur në lartësinë e rolit të saj kushtetues dhe përdorimin e saj politik.

Ne dënojmë përdorimin nga politika të drejtësisë, por edhe nënshtrimin apo kolaboracionizmin me të keqen të gjyqtarëve apo prokurorëve”, tha Boçi.

Lini një Përgjigje