
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me një sulm që Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën e opozitës së drejtuar nga Sali Berisha në zgjedhjet e 11 majit, ndaj kongresmenit republikan Thomas Massie. Ky i fundit kishte paralajmëruar votën kundër buxhetit, ndërsa LaCivita e paralajmëronte me shprehjen ‘Tik Tak’.
Kokalari ka publikuar mesazhet që baza e MAGA-s ka bërë ndaj Chris Lacivita, të cilin aktivistja shqiptaro-amerikane e krahason me të ‘fortët e kombinatit’.
“MAGA shkatërron Chris Berishën...(LaCivitan)
Chris, bën si të fortët e kombinuar dhe kërcënon një nga kongresmenët më të dashur për bazën e MAGA-s, sepse nuk do të votoj buxhetin aktual.
Chris bën si i fortë dhe i thotë që do ta heqin në primaret, ndërkohë Kongresmeni në fjalë, ka fituar pesë zgjedhjet e fundit me përqindje shumë të lartë. Kongresmeni është i diplomuar në MIT dhe ka 24 patenta të mbrojtura.
Komentet që vijnë nga baza (që nuk falin as Trump jo më këtë të fortin e kombinatit), i kanë bërë një degjenerim të denjë Chris Berishës.
Ka ditë që MAGA i bie këtij, se ky vetëm MAGA nuk është. Deri vjet se kishim idenë fare kush ishte....
Ju sugjeroj te lexoni komentet që të kuptoni sa në terezi i ka punët Berisha”, shkruan Kokalari.
Lini një Përgjigje