
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i ka paraqitur dorëheqjen në Këshillit Bashkiak.
Malaj do të jetë pjesë e garës së 11 majit.
Malaj ka vënë në dijeni Këshillin Bashkiak për largimin nga detyra, ndërsa këshilli ka njoftuar mbledhje jashtë radhe ditën e mërkurë për të zgjedhur një nga zv/kryetarët, i cili do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e reja vendore.
Partia Socialiste pritet që t’i zyrtarizojë kandidatët e saj ditën e mërkurë. Ndërkohë edhe 3 kryabahskiakë të tjerë pritet që të japin dorëheqjen pasi ditën e nesërme do të dorëzohet lista me emrat për kandidatët.
Mësohet se Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo,ka shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet. Po ashtu një vend në listë ka kërkuar edhe kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, dhe kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.
Ndërkohë për Qarkun Dibër deri tani përfliten Blendi Klosi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Alma Selami, Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, Drejtori i Agjensisë së Kadastrës Dibër, Danjel Gjura, Murat Dani, si dhe Drejtori i Spitalit Rajonal Dibër, Ruzhdi Deda.

Lini një Përgjigje