
Nesër në orën 24:00, është afati i fundit, ku Protokolli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të presë listat e kandidatëve të partive për Parlamentaret.
Si Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë krijuar një konfuzion në shoqëri dhe ankth në radhët e tyre lidhur me emrat që do të përfundojnë në listat përfundimtare.
Nesër pasdite kryesia e PS ku do të “vuloset” edhe ekipi me të cilin kjo parti do të përfaqësohet në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas informacioneve rreth orë 19:00 drejtuesit politikë të qarqeve pritet të dalin me radhë dhe të listojnë emrat e ekipit të tyre për zgjedhjet e 11 majit. ku është diskutuar edhe lista paraprake e përgatitur nga këta të fundit.
Nga ana tjetër kryetari i PD-së, Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të mërkurën, më datë 12 mars, për listën e kandidatëve për deputetë.
Mësohet se mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet të mërkurën në orën 17:00, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00.
Lini një Përgjigje