
Edhe pak orë na ndajnë nga publikimi listës së kandidatëve për deputetë, por kjo ka shtuar ankthin në radhët e demokratëve dhe socialistëve.
Sot në PS ka pasur lëvizje të shumta. Deputeti Petro Koçi ka njoftuar tërheqjen nga gara, teksa një deklaratë e dyshimtë është bërë nga Erion Braçe.
“Si propozues i kësaj meqë është puna ime e fundit në kuvend. Unë ….po po patjetër për këtë sesion…..meqë është puna e fundit unë do të jem i kënaqur që kjo gjëja të votohet kundër në kuvendin e Shqipërisë. Mos u vini në siklet fare. Nuk është faji i asnjë deputeti në Kuvend për këtë që ka ndodhur këto 6 vite. Është faji i çdo ministri të Ekonomisë. Do them disa gjëra që mund të jenë të fundit në Komision.
Do ta kuptojë kur të shkojë në katund dhe të përballet me atë zonjën që ka 4 lopë që zgjodhët në 4 të mëngjesit dhe të flejë në 1 të mëngjesit të ditës tjetër. Këtu do e kuptojë, por do jetë shumë vonë”, u shpreh Braçe.
Lini një Përgjigje