TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2025, 15:23

Rama do t’i fusë në listat për deputetë, pas Agron Malajt dorëhiqen Tërmet Peçi dhe Ervin Demo

Shkruar nga Pamfleti
Rama do t’i fusë në listat për deputetë, pas Agron
Rama-Tërmet Peçi

5 krerë bashkish drejt kandidimit në zgjedhje...

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndjekë një skemë ndryshe këtë vit lidhur me kandidatët për deputetë.

Teksa jemi mësuar shpesh që deputetët të dorëhiqen për tu bërë kryetarë bashkie, këtë vit do të ndodhë e kundërta. Janë 5 krerë bashkish që flitet se do të dorëhiqen.

3 aktualisht kanë dorëzuar detyrën. I pari ishte Agron Malaj i Matit. Mësohet se pak më parë kanë dhënë dorëheqjen Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Ervin Demo i Beratit. Po ashtu pritet dorëheqja e Majlinda Bufit e Roksovecit dhe e kryebashkiakes së Dimalit, Juliana Mema.

Nesër në orën 19.00 Rama do të mbledhë kryesinë e PS ku dhe më pas do të prezantohen kandidatët nga çdo drejtues qarku.

Ajo që ka paralajmëruar kryeministri është se thuaje të gjithë deputetët aktualë do të jenë në garë të hapur. Përjashtim do të bëhet vetëm për disa deputete zonja.

Shikoni mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe aty keni kartvizitën e madhështisë së asaj bauleje me rraqe. Ne do kemi qasje tjetër. Ne burrat, ata që kanë marrë nga PS, do i hedhim në fushë që të meritojnë mandate, ndërsa gratë do t’i ndajmë në dy pjesë. Gratë që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi të 4 viteve të ardhshme dhe që do ta marrin përfaqësimin e PS me mbështetjen e të gjithëve ne në pjesën e mbyllur të listave dhe pastaj vajzat që do të jenë pjesë edhe e listave të hapura. Ndërkohë që në listat e mbyllura do kemi djem, do kemi vajza, do të kemi gra që janë forca e të resë, janë forca e gruas, janë forca e një Shqipërie që shikon përtej 2030. Në pjesën tjetër të skuadrës do përfshijmë të gjitha energjitë, eksperiencat dhe patjetër edhe të gjithë burrat luftëtarë do jenë aty për të shkuar dhe për të fituar në territor vota për PS”, tha Rama pak ditë më parë.

Lini një Përgjigje