
Pakti mes Ramës dhe Berishës duket se ka krijuar qejfmbetje te grupi i Bashës. Me gjasë Alibeaj mund të largohet nga komisioni i Reformës Zgjedhore dhe situata në Parlament do të ndryshojë.
Në një reagim për mediat, Alibeaj ka sulmuar Berishën dhe ata që i shkojnë pas. Sipas tij, vijon pazari i vitit 2008.
"Tashmë që ra sipari i negociatave të fshehta dhe publiku u njoh mund të thuhet me gojës plotë se asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra. Sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje paska qenë një gënjeshtër e stisur keq që herët a vonë do dilte në dritë siç edhe doli.
Gjithçka paska qenë në interesin e një grupi të vogël njerëzish që luftojnë për të mbajtur njëri tjetrin në lojë.
Tashmë është e qartë se e ashtuquajtura marrëveshje nuk ka qenë për të mbajtur nën kontroll qeveria dhe Ramën por ka qenë që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik. Marrëveshjen e 2008 Rama-Berisha.
Gjithmonë Berisha dhe Rama kanë menduar që të mbajnë kontrollin e politikës së bashku. U vërtetua se retorika për revolucion ishte gënjeshtër. Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarë të votës së emigrantëve. Marrëveshja ka për qëllim që të godasë Reformën Zgjedhore, sepse Rama e Berisha nuk duan sistem që t’ua heqë ndokush të drejtën që të zgjedhin kandidatët. Askush nuk do një zonë zgjedhore, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në copash", shprehet Alibeaj.
Lini një Përgjigje