TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 16:52

Irena Gjoka nuk tërhiqet, refuzon të nxjerrë nga arresti shtëpiak Berishën dhe dhëndrin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Irena Gjoka nuk tërhiqet, refuzon të nxjerrë nga arresti

Sali Berisha dhe dhëndri i tij do të vijojnë të jenë të izoluar në banesë. Edhe pse po ndjekin të gjitha shkallët gjyqësore dhe po shfrytëzojnë hapësirat ligjore, duket se nuk po ja dalin të ndryshojnë masën e arrestit. Gjykata e Posaçme sot ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ishte po Irena Gjoka e cila vijon të mos ndryshojë qëndrim. 

Sot edhe nga forma edhe nga përmbajtja ka qenë hapur në kundërshtim me ligjin. Prokurorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve se ku qëndron korrupsioni i zt.Berisha. Prokurori, besnikërisht tha se nuk u jap asnjë shpjegim. Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo Gjykatë ka dhënë masën e arrestit nuk bëri një pyetje”, tha midis të tjerash avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Sali Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi "Partizani". Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M. Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, shprehet SPAK për Berishën.

Ndërsa sa i takon Malltezit, prokuroria deklaron në dosje se: Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, u bë me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga Malltezi;  

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë Malltezi;

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. /Pamfleti

Lini një Përgjigje