TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 16:31

Marrëveshja PS-PD/ Petro Koçi: Duhej gjetur një rrugëdalje për opozitën me imazh të dërrmuar

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja PS-PD/ Petro Koçi: Duhej gjetur një rrugëdalje

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, foli për vendimin e Gjykatës së Lartë që çështja e 21 janarit të hetohet nga SPAK, duke e quajtur një hap të madh për drejtësinë.

Sipas tij, në këtë vendimmarrje ka luajtur rol shumë të madh fjala e Strasburgut që e kishte quajtur vrasjen e protestuesve ‘krim shtetëror’.

“Së pari duhet të kuptojmë që këtu, determinante ka qenë ajo që vendosi gjykata e Strasburgut. Në një farë mënyre ishte e detyrueshme që sistemi gjyqësor shqiptar ta merrte si një gjë të detyrueshme.

Unë mendoj se është një ndryshim shumë i madh.

Kemi të bëjmë me një hap shumë të madh përpara në bërjen e drejtësisë ndaj një ngjarjeje shumë të rëndë të Shqipërisë. Besoj se SPAK  do ketë plot prova tani për t’i riparë", tha ai.

Deputeti Koçi u ndal edhe tek bisedimet mes opozitës dhe mazhorancës, ku opozita ka pranuar të rishikojë objektin e komisioneve hetimore.

Sipas tij, palët politike ishin të detyruara që të ecnin përpara me këtë çështje.

“Unë mendoj se të gjitha palët ishin të detyruara për të ecur përpara në këtë çështje.

Sigurisht që opozita kishte mbetur në një pozicion ku ajo për shkakun e vet nuk po gjente dot një rrugëdalje.

Unë mendoj se duhej gjetur një rrugëdalje për opozitën më shumë, pasi ishte katandisur në një veprimtari që po e dërrmonte imazhin e saj politik.

Kështu që duhej gjetur një rrugë.

Rruga ishte për mua, në rastin e komisioneve hetimore fati që ne ndryshuam ligjin për këto komisione”, ka thënë Koçi për Ora News.

petro koci negociata 21 janari

Lini një Përgjigje