TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 14:27

PS dhe Rithemelimi nxjerrin jashtë loje Bashën, mblidhen nesër për të ngritur ‘Nënkomision për Reformat’

Shkruar nga Pamfleti

PS dhe Rithemelimi nxjerrin jashtë loje Bashën, mblidhen nesër

Nesër mblidhet konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e Nënkomisionit.

Partia Socialiste dhe Rithemelimi kanë rënë dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 cakton Çuçi - 2 cakton Bardhi).

Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirës, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.

Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

Nesër mblidhet konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e Nënkomisionit.

 

Lini një Përgjigje