
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka kundërshtuar negociatat PS-PD për komisionet hetimore.
Ai u shpreh se vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën. Salianji shton se opozita nuk kthehet në normalitet sepse u ulën në tavolinë me Ramën, por kthehemi nëse e vendosim vete.
Deputeti i PD-së thekson se veprimi i sotëm i bën edhe më të pabesueshëm tek qytetarët.
“Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramën, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenjë tërheqje as në deklaratat publike të Ramës!
Rikthimi sot ne Konferencën e Kryetareve eshte praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vete. Nëse ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por qe te hyjme ne normalitet se u ulem me Ramen do krijojmë perceptim demtues per opozitën dhe do jemi jo seriozë sic ka ndodhur shpesh ne kete parti e kete seli qe radikalizohemi qe te marrim vemendjen e Rames nderkohe qe vemendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotem na ben dhe me pak te besueshëm!
Te pakten te marrim vendim tani per t’u rikthyer vete ne normalitet jo si shkembim se Rama u ul? Cfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjese me vullnet ne konference kryetaresh? A është qeveria ne te njëjtin pozicion qe thote riformuloni kerkesat ne konference kryetaresh dhe me ligjin e ri per komisionet hetimore merrini? A është qeveria qe thote qe me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformes zgjedhore do ta kalojme tek ligjet? Cfarë fitojme ne nga ky aksion? Po bejme levizje te gabuar dhe me pasoja…
Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm te suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Se dyti si qenka sukses dhe tërheqje qe ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e Kryetareve.
Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë ne konference te kryetareve ka qenë Gazi.
Jam i mendimit qe po ndërmarrim lëvizje te gabuar dhe imagjino nëse do deshtojë bisedimi i sotem apo plotesimi i kerkesave, si do themi pastaj qe beme pak gabim se Rama ta hedh per te 100 here!”, tha Salianji.
Lini një Përgjigje