TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 13:17

Pas 5 muajsh bllokim, Rithemelimi autorizon Bardhin të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve

Shkruar nga Pamfleti
Pas 5 muajsh bllokim, Rithemelimi autorizon Bardhin të marrë
Gazment Bardhi

Në mbledhjen e sotme grupi Parlamentar i PD-së së Rithemelimit ka vendosur të autorizojë Gazment Bardhin si përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit u mbajt me debate e tensione.

Mësohet se gjatë mbledhjes deputeti i PD, Tritan Shehu është përplasur me demokratin, Bledjon Nallbati, ku situata ka shkuar deri në fyerje dhe debat verbal mes tyre.

Shehu ka thënë se duhet bërë çmos për të shpëtuar Sali Berishën nga arresti.

Ndërkohë që Nallbati i është kthyer ashpër, duke thënë  se ky i fundit s’ka bërë asgjë në Parlament.

 

gazment bardhi rithemelimi

Lini një Përgjigje