TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 13:05

"Vendimi për Berishën u urdhërua nga Rama", Gjokutaj sulmon SPAK dhe GJKKO: Bashkëpunëtorë në çështje të paligjshme

Shkruar nga Pamfleti

"Vendimi për Berishën u urdhërua nga Rama", Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi i dhënë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin është antikushtetues.

Gjatë një konference për mediat, Gjokutaj theksoi se ish-kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie me urdhër politik të Ramës, pasi nuk ka prova.

Sipas avokatit, SPAK dhe GJKKO janë bashkëpunëtorë në një çështje të paligjshme.

“Vendimi ndaj Sali Berishës është antikushtetues. Masat e sigurisë janë vendosur pa marrë fare në pyetje Berishën dhe Malltezin, që është shkelje e Kushtetutës. Nuk u gjet asnjë provë ndaj Berishës dhe Malltezit, që të jenë fajtorë. Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie vetëm me urdhër politik të Edi Ramës.

Kemi propozuar edhe që Berisha të shkojë në Parlament, por edhe kjo kërkesë na është rrëzuar. SPAK dhe GJKKO janë bashkëpunëtorë, në një çështje të paligjshme. Edhe zvarritja e hetimeve bëhet me urdhër politik që Berisha të humbasë mandatin”, tha Gjokutaj.

Lini një Përgjigje