TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 12:58

Berisha ‘mollë sherri’, plas debati në mbledhjen e grupit të PD, Shehu: Ta shpëtojmë nga arresti

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ‘mollë sherri’, plas debati në mbledhjen e grupit

Grupi i deputetëve të Rithemelimit është mbledhur para se Gazment Bardhi të ulet në tryezën e negociatave me Partinë Socialiste, për të kthyer normalitetin në Kuvend.

Është zhvilluar me debate të ashpra mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së.

Mësohet se debati është bërë mes deputetit Bledion Nallbati dhe Tritan Shehut.

Deputeti Shehu ka deklaruar se duhet të vijojnë me aksionin në Kuvend, ndërsa ai propozon që të vendosin si kusht edhe lirimin e Sali Berishës i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.

Kundër ka dalë Nallbati, i cili ka reaguar me tone të ashpra. Sipas tij, Tritan Shehu nuk ka marrë pjesë në aksionin parlamentar.

Pjesë nga debati:

Tritan Shehu: Ne duhet të shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë fare rëndësi këto që marrim (negociatat)

Nallbati: Ik more, ti nuk ke berë asgjë në Kuvend (aksioni opozitar) dhe flet këtu për aksionin.

Pas këtij momenti ka nisur një debat verbal mes të dyve.

Bledion Nallbati më pas ka dalë jashtë dhe ka biseduar me Flamur Nokën.

 

berisha molle sherri grupi i pd debat shehu arrest

Lini një Përgjigje