Britanikja ‘Financial Times’, e cila është pronë e grupit Rotschild, ka shkruar këto ditë se tashmë është krijuar një trust që do të menaxhojë blerjen dhe shitjen e municioneve. Por jo vetëm për Ukrainën, pasi gjasat janë që bota deri në sa të arrijë në një pakt të ri, të ketë një periudhë trazirash e konfliktesh...
Një ushtarak i lartë, specialist armatimesh në Shqipëri, ka shpjeguar për ‘Pamfleti’-n se përse është përzgjedhur Shqipëria për të prodhuar municionet e artilerisë për Ukrainën.
Një nga më të mirët në fushën e tij, koloneli që nuk dëshiron të identifikohet, për arsye se punon akoma në ushtri, është i shqetësuar se vendi po kthehet në kohën e Gërdecit, për mos me thënë më keq.
Kjo pasi në momentin që flasim, çmimet e prodhimit të municioneve të modeleve që përdor ushtria ukrainase kanë arritur shifra të larta, duke futur në lojë edhe vende të njohura që merren në këtë biznes. Bëhet fjalë për Izraelin, Egjiptin, por edhe nacionalitete të tjera ku nuk përjashtohet Serbia e Kroacia.
Koloneli i njohur thekson se sot në tregun evropian, një predhë e thjeshtë artilerie kundra ajrore blihet me 155 dollarë për copë.
E në këtë kontekst është krijuar një Pazar i madh që i ngjan etheve të arit të Perëndimit të Egër në SHBA gjatë shekullit të 18.
Shqetësimi është që e gjithë kjo babëzi për të prodhuar municione të krijojë precedentin e rastit të Afganistanit, kur këtu nisi një përplasje e fortë për të marrë biznesin.
Natyrisht, nga aktorë brenda e jashtë vendit.
Fakt është që këtë radhë nuk flitet për demontim apo paketim, po për prodhim, që nuk mund të bëhen në punishte të improvizuara, por vetëm në struktura të përgatitura për këtë punë.
Ish-uzinat e vjetra të Elbasanit dhe Poliçanit, kanë një teknologji të konsoliduar, të marrë nga Suedia. Sidomos e Gramshit, të cilët në kohën kur kryeministër i Suedisë ishte Olaf Palme, mori inxhinierët shqiptar, e i dërgoi për t’u trajnuar në fabrikat e Nobelit. I cili përveçse është shpërndarësi i çmimit të madh botëror, është edhe shpikësi i nitroglicerinës, tritolit, apo eksplozivëve të tjerë.
Fabrikat e Gramshit kanë prodhuar një sasi të madhe dinamiti që përdorej në miniera, por edhe në industrinë e ndërtimit. Po ashtu, atje janë prodhuar sasi të mëdha predhash që nga pushkët e krahut, e deri të artilerive të llojit të ndryshëm.
Por këtu komplikohet situata, pasi ka një paqartësi nga ana e qeverisë shqiptare, e cila deri tani nuk ka thirrur specialistët e industrisë së vjetër të municioneve. Kjo ngaqë po zhvillohet një luftë e vërtetë në prapaskenë se kush do ta marrë në dorë këtë industri: nga një anë është një kompani e madhe gjermane, e cila ka premtuar që të marrë në dorë edhe ringritjen e bakrit të Mirditës për të prodhuar proncin e domosdoshëm, e nga ana tjetër, Italia ka premtuar që ta marrë ajo drejtimin e saj.
E dalja e Edi Ramës me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Grosseto, në bazën e Kuçovës, të sjell në mendje idenë se ka një pakt paraprak me Romën.
Grosseto, përveç ministër i Mbrojtjes është edhe një nga lobistët më të fuqishëm në Itali, të industrisë së mbrojtjes në vendin e tij. Në të kaluarën është njohur edhe si një nga tregtarët më të rëndësishëm të armatimeve, kryesisht municioneve.
Burime të ‘Pamfleti’-t, kanë bërë të ditur se do të jenë pikërisht italianët që do të marrin në dorë fabrikat e Gramshit, kurse në Poliçan, ka shumë gjasa të mbetet ministria e Mbrojtjes. Pasi siç mësohet, Suedia ka kërkuar që Tirana të mos e shesë teknologjinë e saj, dhënë në vitet 80 për Shqipërinë Komuniste, për aktorë të tjerë. Gjasat janë që ata ta menaxhojnë suedezët.
Por kjo është një anë e kësaj loje, pasi gjithçka do të nisë më pas në shitjen e municioneve që kanë arritur një çmim marramendës dhe që kanë krijuar një treg të frikshëm. Britanikja ‘Financial Times’, e cila është pronë e grupit Rotschild, ka shkruar këto ditë se tashmë është krijuar një trust që do të menaxhojë blerjen dhe shitjen e municioneve. Por jo vetëm për Ukrainën, pasi gjasat janë që bota deri në sa të arrijë në një pakt të ri, të ketë një periudhë trazirash e konfliktesh.
Por përvojat janë që kur nis prodhimi i tillë i armatimeve, kemi përpara trazira të mëdha. E duket që Edi Rama është mbajtur nga qarqet që sot kontrollojnë këtë situatë, pikërisht për ta kthyer Shqipërinë në një Gërdec të ri, por edhe më të rrezikshëm. I cili po shpërtheu, nuk merr vetëm fshatrat përreth, por mbarë vendin./Pamfleti
Lini një Përgjigje