I pyetur nga gazetarët për një debat në mbledhje me Bledjon Nallbati, Shehu e ka mohuar duke thënë se çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj rradhe.
Deputeti Tritan Shehu ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seli.
'Gjendja është përkeqësuar me burgojsen e Berishës. Mund të ketë alternativa, fantazi. Por ama mos mendojmë se nëse marrim dy komisione arrijmë suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS-më por me elektoratin tonë, kur ne na përkarhin ashtu si në protestë.', ka thënë Shehu.
I pyetur nga gazetarët për një debat në mbledhje me Bledjon Nallbati, Shehu e ka mohuar duke thënë se çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj rradhe.
'Nuk e di këtë gjë. Siç duket çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj rradhe. Unë flas mendimet e mia, realisht duhet të koncentrojmë aksionin tonë në atë që është më tragjike. Izolimi politik i kryetarit të partisë. Ky aksion duhet bërë brenda dhe jashtë parlamentit. Unë nuk thashë as kaos, as bllokim, duhet koncentrim për të kundërshtuar burgosjen e kryetarit të partisë. Kështu do të vepronte çdo parti. Kjo është kauza jonë. Është e larmishme, e gjërë nuk është vetëm në parlament.', shtoi Shehu.
Lini një Përgjigje