
Analisti Fitim Zekthi ka folur lidhur me Komisionet Hetimore. Ai u shpreh se janë përdorur nga kryeministri Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha për teatër politik.
Në një intervistë për “Abc News”, Zekthi u shpreh se Komisionet Hetimore nuk japin rezultat.
Sipas tij, Rama dhe Berisha duan të legjitimojnë njëri-tjetrin.
“Është zhvillim normal dhe duhet të ndodhte. Disa komisione do duhet të ngriheshin. Analiza duhet të jetë me e gjerë se kaq. Kryeministri Rama, ish kryeministri Berisha kanë interes që status quo-ja të vazhdojë, të legjitimojnë njëri-tjetrin. Tani u rregulluan tematikat? Janë gjera të kota që shpiken. Komisionet hetimore janë gjë kot fare. Rama nuk ia dha sepse kishte interes që Berisha të legjitimohet si lider i opozitës. Ka interes që opozita të jetë e izoluar dhe të drejtohet nga njerëz të izoluar ndërkombëtarisht dhe opozita të jetë e zhurmshme, radikale. Nëse është opozita kështu, Rama nuk bie nga pushteti. Tani po ia jep sepse u arrit ky qëllim. Rama mendon se kjo punë nuk mund të vijojë, Berisha po ashtu Qëllimi nuk ka qenë revolucioni, dhe i Ramës nuk ka qenë pengimi i komisioneve hetimore. Është hipokrizi e dyanshme. Nuk humb asgjë sot, zoti Basha në këtë lloj morse të dy politikanëve, ata e kanë dëmtuar zotin Basha, Ata donin status qou-në, Basha kërkon të avancojë reforma në drejtësi.
Rama kërkon që opozita përballë të jetë opozitë e izoluar ndërkombëtarisht dhe radikale. Po e legjitimon duke ia dhënë atributet e të qenit grupimi politik që bllokon parlamentin. Janë dy analiza. Është analiza e madhe ku Rama dhe Berisha përpiqen të legjitimojnë njëri-tjetrin. Berisha ka nevojë të jetë ai lideri i opozitës, i njohur nga Rama. A ka të drejtë kur kërkon komisionet? Ka të drejtë. Është një lojë që bëhet në kurrizin e demokracisë shqiptare. Është teatër politik. Ka një presion të madh për ta ndryshuar këtë status qou. Ka qenë lojë dhe vazhdon të jetë lojë. Komisionet hetimore nuk kanë vlerë reale. Komisionet hetimore po dështojnë në SHBA. Nuk kanë pasur rezultat. Është mjet për të prodhuar politikë. Nuk jep asnjë lloj garancie, sepse Rama dhe Berisha nuk po hyjnë në negociatë sepse duan të rregullojnë jetën parlamentare, të dy uzurpojnë pushtetet, njëri qeverinë tjetri opozitën”, tha ai.
Lini një Përgjigje