TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 13:59

Fitim Zekthi: Bardhi aktor minor, i konsumuar më shumë se Rama dhe Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Fitim Zekthi: Bardhi aktor minor, i konsumuar më shumë se Rama dhe

Analisti Fitim Zekthi tha se Gazment Bardhi është një aktor minor në politikë, i cili po i shërben Sali Berishës.

Në një intervistë për "Abc News", Zekthi u shpreh se me veprimet e tij politike, Bardhi është konsumuar më shumë se kryeministri Rama dhe Sali Berisha.

“Ai është nje aktor minor aty. Kjo është negociatë e Sali Berishës, është dëshmi e përpjekjeve të Sali Berishës për të kontrolluar opozitën shqiptare. Bardhi i shërben kësaj lloj skeme. Gaz Bardhi mendoj se me lëvizjet politike që ka bërë është konsumuar më shumë politikisht se Rama dhe Berisha në 30 vite. Ka bërë veprime politike aq shumë karamboleske, aq shumë spërdredhje.

Nga njeri që akuzon Berishën për vrasës, që akuzon Berishën se është babai i Xenit dhe nga një njeri që ka akuzuar Nokën për vjedhës të një vile 700 mijë euro, te njeriu që thotë unë me këta do rregulloj Shqipërinë, ai ka një rol minor. Arsyesja se pse i shërben, unë nuk e di. Besoj se nuk ia vlen të flasim fare për rolin politik të Gazment Bardhin”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje