TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2024, 17:54

SHBA-BE reagojnë për paktin PS-PD: Mbështesim kthimin e normalitetit parlamentar, institucionet funksionale thelbësore për demokracinë

Shkruar nga Pamfleti

SHBA-BE reagojnë për paktin PS-PD: Mbështesim kthimin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas marrëveshjes së arritur sot mes opozitës dhe mazhorancës, duke rikthyer normalitetin në jetën parlamentare.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në reagim.

Ndërkohë ka reaguar edhe përfaqësia e BE-së në Tiranë, duke thënë se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e BE-së në Tiranë.

Pas 5 muajsh kaosi dhe bllokimi në Parlament, PS dhe PD kanë gjetur sot gjuhën e përbashkët për t’ju rikthyer normalitetit.

Marrëveshja mes tyre do të përfshije ngritjen e dy komisioneve hetimore, konkretisht për koncensionet në Shëndetësi si dhe për daljen e të dhënave sistemi ‘TIMS’.

Po ashtu Partia Socialiste dhe Rithemelimi kanë rënë dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë, që do të jetë përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirës, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.

shba negociata

Lini një Përgjigje