Drejtuesi i SPAK Altin Dumani ka bërë të ditur se, dosja ‘Xibraka’ është rihapur dhe po hetohet edhe njëherë roli i të gjithë personave, përfshirë edhe Olsi Ramën.
I pyetur në lidhje me shkresën që ka nxjerr në Facebook, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi që rezulton se është rihapur dosja ‘Xibraka’, Dumani e konfirmoi, por tha se Bardhi nuk ka bërë kallëzim, ndryshe nga sa demokrati pretendon në daljet mediatike.
Biseda me gazetarët:
- Përmes një shkrese që ka nxjerrë në “Facebook” Gazment Bardhi rezulton që keni hapur dosjen “Xibraka”, a ka bërë kallëzim Bardhi? Dhe e dyta, me një kallëzim të PD, fraksioni Basha ndaj Belinda Ballukut lidhur me një tender në portin e Durrësit, është regjistruar kallëzimi? Ka persona nën hetim?
Dumani: Për pyetjen e parë, po SPAK ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedim penal për dosjen “Xibraka”, po hetohet.
Ne kemi disponuar mosfillimin dhe thuhet qartësisht që nuk ka bërë kallëzim Bardhi. Për pyetjen e dytë, nuk e kam këtë informacion. Jo çdo gjë që bëhet në institucion e kam. Jam i pa përgatitur në këtë pyetje.
Lini një Përgjigje