TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2024, 10:44

11 korriku, zbardhen porositë e Sali Berishës drejtuar strukturave: Duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur Tirana!

Shkruar nga Pamfleti
11 korriku, zbardhen porositë e Sali Berishës drejtuar strukturave:
Sali Berisha

Ai ka porositur drejtuesit dhe të zgjedhurit e të gjitha niveleve që protesta e së enjtes, duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë Tirana.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tre ditë para protestës së 11 korrikut i është drejtuar me një mesazh strukturave të partisë.

Ai ka porositur drejtuesit dhe të zgjedhurit e të gjitha niveleve që protesta e së enjtes, duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë Tirana.

Berisha shton se më 11 korrik, demokratet, demokratët dhe mbështetësit e PD duhet të dëshmojnë  para shqiptarëve dhe botës që janë shumica politike e vendit.

Tre ditët e ardhëshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!
O sot o kurrë! Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!”, deklaron Berisha.

 

sali berisha

Lini një Përgjigje