Edvin Kulluri, ish–anëtar i Këshillit Kombëtar Demokrat, ka sulmuar Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.
Sipas Kullurit drejtues të saj përfitojnë leje e vila ndërkohë që mbështetësit e partisë protestojnë.
“Ata që drejtojnë PD marrin leje për kulla dhe vila, budallenjtë hedhin molotov. Bëjnë ca burg, por nejse, ja vlen burgu për vilat dhe kullat e idhullit! Idhulli nuk gjykohet, thjesht adhurohet!” – shkruan Kulluri.
Pas Ilir Metës, Edi Rama po ‘zbut’ me kulla edhe Familjen Berisha. Ditën që firmosi kullën 50 kate për ish-shoferin e Ilir Metës (skraparlliun Fatmir Merkaj), Rama ka firmosur kullën më të lartë për Familjen Berisha, 65 kate, duke zbritur nga froni kullën 60 kate të Gon Papulit.
“Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.”, thuhet në vendimin e KKT.
Lini një Përgjigje