TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2024, 18:04

Argita në krye të PD? Dredhon Bardhi: Nëse bëjmë këtë pyetje, jemi në opsionin që kemi humbur zgjedhjet!

Shkruar nga Pamfleti

Argita në krye të PD? Dredhon Bardhi: Nëse bëjmë

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD, ka folur mbi mundësinë e marrjes së drejtimit të partisë më të madhe opozitare nga Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi u shpreh se për momentin nuk ka një vakancë në kryesinë e PD, duke vijuar me dredhitë. Bardhi pretendon se PD do  fitojë zgjedhjet.

Por ndërkohë sinjalet janë të qarta se Argita ka dalë në fushë dhe se gjithë të tjerët që lakmojnë kreun do ta kenë të vështirë.

Nëse bëjmë këtë pyetje jemi në opsionin që PD ka humbur zgjedhjet. Unë nuk kam luftuar të bashkoj PD-në që PD të humbë zgjedhjet. Nuk kemi vakancë në kryesinë e PD. Zoti Berisha është padiskutim, ka marrë mandatin në vitin 2022. Zgjedhje për kreun e PD ka në vitin 2026. Secili prej nesh duhet të ketë vetëm qëllimin se si do fitojmë zgjedhjet. Unë punoj vetëm për këtë objektiv”, tha ai i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24.

Lini një Përgjigje