TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2024, 09:56

Shtyhet Kongresi Zgjedhor i PS-së, zbardhet data kur do të mbahet

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet Kongresi Zgjedhor i PS-së, zbardhet data kur do të mbahet

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila vendosi kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës. 

Ndërkohë Kryesia e PS ka vendosur shtyrjen e Kongresit zgjedhor më 27 korrik, teksa fillimisht ishte planifikuar që të mbahej më 20 korrik.

Partia Socialiste zgjodhi kandidatin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 gusht, Vangjel Tavo-n.

Mbledhja e Kryesisë Socialiste zgjati pak minuta, ku anëtarët votuan me unanimitet të plotë për Tavo-n.

 

Lini një Përgjigje