
Adriatik Lapaj, drejtuesi i Partisë “Shqipëria Bëhet”, ka komentuar protestën e opozitës e cila zgjati 3 orë.
Lapaj ka kritikuar sjelljen e liderit të PD-së Sali Berisha. Ai tha se Berisha i bindet shtetit dhe ligjit teksa qëndon në banesë nën masën e “arrestit të shtëpisë”, ndërsa u kërkon qytetarëve që të mos i binden shtetit.
"Nëse i fton njerëzit në mosbindje civile, i fton në moszbatim të ligjit. Në thelb kjo është. Nëse është kështu, kryetari i kësaj partie pse nuk e shkeli ligjin dhe ta thyente sot masën e sigurimit "Arrest shtëpie".
Pra ta demonstronte ai i pari mosbindjen civile ndaj ligjeve të republikës. Ti nuk mund të ftosh mijëra njerëz të tjerë që të mos i binden ligjit kur ti i bindesh ligjit.
Nuk mundesh ti të zbatosh ligjin duke ndenjtur në arrest shtëpie dhe ti thuash njerëzve nga ballkoni dilni ju dhe shkelni ligjin", u shpreh Lapaj për “Ora News”.
Lini një Përgjigje