
Një grua ka lindur në makinë pasi protestuesit nuk kanë lejuar automjetin të kalojë.
Automjeti u bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, kështu që gruaja u detyrua të sjellë në jetë foshnjën në makinë.
Radha kilometrike e makinave në dhjetra rrugë të Tiranës, e kanë bërë të pamundur për familjarin e saj që ta dërgojë drejt maternitetit. Ajo ishte nisur drejt maternitetit, ndërsa u bllokuar në “Zog të Zi” dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës.
Lini një Përgjigje