
Gazi lotsjellës i policisë i hedhur drejt Bashkisë së Tiranës, ka dëmtuar dhjetëra qytetarë. Mes tyre edhe kordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu.
Ky i fundit është shoqëruar nga qytetarët dhe simpatizantë të PD-së drejt ambulancës duke marrë ndihmën e parë.
Më pas është dërguar në selinë e PD-së, ku sipas raportimeve, ndodhet në gjendje më të mirë.
Protestuesit janë shpërndarë për disa pika si te Bashkia, Ministria e Brendshme, por edhe përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" deri te Kryeministria. Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 efektivë.
Lini një Përgjigje