TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 19:25

Zjarr dhe molotov/ Meta sheh në distancë mosbindjen civile të opozitës, injorohet nga Bardhi e Noka!

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr dhe molotov/ Meta sheh në distancë mosbindjen civile të

Kreu i PL-së Ilir Meta duket se mori pjesë sa për sy e faqe në mosbindjen civile të opozitës. I rrethuar nga disa truproja, Meta pa nga distanca se si militantët e opozitës i vunë flakën Kryeministrisë me molotov.

Madje, Meta nuk u taku as me kolegët e opozitar si Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi.

Nuk dihet nëse ka qenë një shmangie që Meta iu ka bërë atyre, apo ishte injorim me urdhër të Berishës nga ana e Bardhit e Nokës. 

Pavarësisht deklaratave që bën çdo ditë për rrëzim të qeverisë, Meta sot u pa të bënte karshillëk. Ndryshe nga herët e tjera ku Meta mbante fjalim dhe shihej në ballë të protestës, këtë herë ai u paraqit vetëm për prezencë.

 

Lini një Përgjigje