
Pas përplasjeve me policinë dhe molotovët e hedhur para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur zhvendosjen në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme.
Vendimi u mor nga Flamur Noka pas një bisede që pati me Gazment Bardhin. Kjo protestë ka qenë pa skenar dhe kjo dallohet qartë edhe nga mungesa e organizimit dhe konfuzioni i shkaktuar ndaj protestuesve.
Ndërkohë që Policia e Shtetit iu ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë aktet e dhunës. Militantët e PD hodhën molotov drejt efektivëve, ndërsa kanë shtyrë kordonin e policisë. Policia iu bën thirrje të ndalojnë pasi po rrezikojnë jetën e efektivëve.
Sapo eksponentët politikë të PD mbërritën në terren, protestuesit nisën përplasjet me policinë. Po ashtu, ata hodhën kapsolla dhe bomba molotovë drejt godinës, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.
Lini një Përgjigje