TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 18:37

Deputetët e PD dalin nga selia blu, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët e PD dalin nga selia blu, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës ka nisur. 

Deputetët e PD kanë dalë nga selia dhe janë nisur drejt Kryeministrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi janë nisur në drejtim të kryeministrisë për të protestuar.

Përpos tyre, në seli janë mbledhur edhe militantë, si edhe eksponentë të tjerë politik të Partisë Demokratike, si Gjekmarkaj, Paloka e të tjerë, të cilët po shkojnë në Kryeministri.

Noka e Bardhi preferuan të mos kenë një prononcim për mediat. Në mungesë të kryetarit Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani, militantët po udhëhiqen nga Noka e Bardhi.

Lini një Përgjigje