TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 17:57

"Bashkohuni me ne për të rrëzuar Ramën", thirrja e protestuesit: Të nxjerrim Berishën në shesh

Shkruar nga Pamfleti

"Bashkohuni me ne për të rrëzuar Ramën", thirrja e

Mbështetësit e Partisë Demokratike nga të gjitha rrethet e vendit janë mbledhur sot në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur të bashkohen me drejtuesit e PD-së në selinë blu.

Në një prononcim për mediat, një protestues i veshur me kostum tradicional i bën thirrje deputetëve që të mos ikin nga protesta, por të qëndrojnë në shesh deri në rrëzimin e qeverisë.

“Do qëndrojmë natë e ditë. U bëj thirrje deputetëve të mos ikin, por të rrinë me popullin aty deri sa të ikë Edi Rama”, tha protestuesi.

Madje, ai shkoi më tej propozimin për nxjerrjen e Berishës nga arresti shtëpiak në mënyrë që t’i bashkohet protestës së opozitës.

“Kam shumë dëshirë që zotin Berisha të shkojmë ta marrim dhe ta nxjerrim në protestë”, u shpreh protestuesi për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje