TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 16:49

Tubimi i opozitës, ironizon Braçe: Thonë sot është për jetë a vdekje, këta nuk do kush t’i vrasë!

Shkruar nga Pamfleti
Tubimi i opozitës, ironizon Braçe: Thonë sot është
Erion Braçe

Ish-zv.kryeministri i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në Tiranë.

Përmes një postimi në “X”, Braçe thotë se e ka të paqarët thirrjen e demokratëve “sot është për jetë a vdekje”.

Ndër të tjera ai shkruan se opozita sipas tij, është vrarë çdo herë nga protestuesit.

Po i dëgjoj dhe është e paqartë. Kur këta thonë “sot është për Jetë a vdekje”, mund të na thonë se si do vdesin këta?! Se me thënë të drejtën, këta nuk do kush t’i vrasë; protestuesit çdo herë i kanë vrarë këta, askush tjetër”, shkruan Braçe.

Lini një Përgjigje