TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 16:15

2 orë para tubimit të PD, Paloka sërish thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne, në shesh të gjitha shtresat!

Shkruar nga Pamfleti

2 orë para tubimit të PD, Paloka sërish thirrje qytetarëve:

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edi Paloka, 2 orë para protestës së opozitës iu ka bërë sërish thirrje qytetarëve për t’i bashkohen tubimit.

Ai u shpreh se, protesta e sotme nuk është vetëm e opozitës por është e të gjithëve ne. Paloka shton se në shesh duhet të jenë pensionistë, studentë e të gjithë ata që janë prekur nga kjo qeveri.

Sot është dita që të jenë në shtet të gjithë shqiptarët jo vetëm opozita.

Ata që ju shkatërruan shtëpitë dje, pensionistët, studentët, të jenë në shesh ata që i është shkatërruar biznesi dhe jeta, ata që ju kanë ikur fëmijët. Janë mbi 1 milion shqiptarë që kanë ikur jashtë.

Të jenë në shesh e gjithë shtresa e mesme, aq sa ka ngelur sepse ky kryeministër ka hapur një luftë që ditën e parë që ka ardhur kundër shtresës së mesme për ta quar edhe atë në nivelin e varfërisë, shpesh ja ka arritur me sukses.

Në atë shesh duhet të jenë edhe biznesmenët, që të gjithë paratë e tyre shkojnë vetëm tek 5 persona që janë të lidhur me Ramën.

Pa i marrë me radhë aty duhen të jenë edhe ata që nuk e kanë vuajtur në kurriz këtë pasojë, nuk duhet të presin sa t’iu vijë radha, do të jetë shumë vonë.

Me Ramën, këto forma tradicionale demokratike që janë përdorur nuk kanë qenë rruga e duhur, e ka provuar koha që Rama nuk reagon nëse ai nuk ndeshet me forcë. Rama madje sa më dobët ti ketë njerëzit përpara aq më arrogant dhe më bullist bëhet me njerëzit”, tha Paloka për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje