TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 15:32

Protesta e opozitës, Vokshi: Qeveria do të na ketë përballë, tubimin e sotëm e mbyllin qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, Vokshi: Qeveria do të na ketë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka komentuar protestën e sotme të opozitës.

Vokshi u shpreh se në Shqipëri nuk ka demokraci. Ajo shtoi se bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Sipas Vokshit, qeveria do ta ketë përballë opozitën e vendit.

“Në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin. Qeveria po iu merr shpirtin qytetarëve, ata kanë të drejtë të reagojnë. Qeveria nuk po siguron jetën dhe pronën, po shkelet e drejta e fjalës. A është normale që Salianji të dënohet me një vit burg, vetëm për një denoncim ndaj mazhorancës? Lideri i opozitës Sali Berisha është dënuar pa asnjë provë.

Bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Në Francë ju keni parë që digjet qyteti. Në Bruksel fermerët bllokuan rrugët me traktorë. E drejta e protestës përfshihet në Kushtetutë. Ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile. Janë qytetarët ata që do mbyllin protestën. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të dënuar politikë”, tha Vokshi për “News 24”.

Lini një Përgjigje