TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2024, 15:22

Meta nuk e lë në baltë Berishën, PL njofton se do të jetë në “ballë” të protestës

Shkruar nga Pamfleti

Meta nuk e lë në baltë Berishën, PL njofton se do të

Ilir Meta duket se nuk do të braktisë këtë herë Sali Berishën.

Në një njoftim për mediat, PL njofton se kryetari Ilir Meta dhe anëtarët e saj do t’i bashkohen protestës në orën 17:30.

"Në orën 17:30, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, do të niset nga Selia qendrore në këmbë, për t'iu bashkuar protestuesve përpara Kryeministrisë", njofton Partia e Lirisë.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë sot, pasi opozita ka paralajmëruar për tym e kaos.

Lini një Përgjigje