
Deputeti Tomor Alizoti tha se Rama ka treguar se është i aftë të asgjësojë këdo që e pengon në mbajtjen e pushtetit të tij.
Më pak se dy orë nga protesta kombëtare, Alizoti shprehet se Rama e ka treguar asgjësimin përmes arrestimit të Berishës dhe me burgosjen e Salianjit. Sipas deputetit, Salianji u dënua pasi denoncoi publikisht krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin.
Alizoti tha gjithashtu se qytetarët kanë të gjitha arsyet për të protestuar.
“Rama ka treguar së është i aftë të asgjësojë këdo. Ka arrestuar një deputet, i cili deri më tani s’ka marrë asnjë pushtet. Është një protestë për demokratët, opozitarët, kush nuk del sot, tregon dobësi. Është shpopulluar vendi, të rinjtë nuk krijojnë familje këtu.
Shqiptarët kanë zgjedhur të bëjnë opozitë me zgjedhjet e tyre. Kanë ikur, kriza është aq e madhe sa ngjan si luftë. Korrupsioni është aq i madh, aq i madh është dëmi në ekonomi që ky pushtet i ka kushtuar vendit. Si mund të përjashtosh 24 deputetë, ata vijnë nga populli dhe votuesit. Në Evropë e Mesdhe ka përplasje të mëdha dhe është normale. Me këtë Rama e ka sfiduar opozitën dhe kjo s’duhet të na stepë.
PD është një parti e djathtë dhe këtij vendi këtu ia kanë sjellë ndërkombëtarët. Ai që e ka mbajtur vendin larg BE, është gjyshi dhe baballarët e këtij pushteti”, tha Alizoti.
Lini një Përgjigje